E Pabesueshme

Pamje të pabesueshme por të vërteta. Në foto shohim si dy lumenj kryqëzohen mes tyre në mënyrë të mrekullueshme. Janë lumi Rhone dhe lumi Arve në Gjenevë, Zvicër. Lumi në të majtë është Rhone i cili rrjedh nga liqeni Lehman. Lumi në të djathtë, është Arve dhe ai merr ujë nga akullnajat e shumta të luginës Chamonix (kryesisht të Mer Glace) para se të rrjedhë në veri-perëndim në Rhône në anën perëndimore të Gjenevës, ku niveli i saj shumë më i lartë sjell baltë duke krijuar kështu një kontrast të habitshëm midis dy lumenjve. burimi noa.

Një pilot australian ka përjetuar frikën më të madhe në jetë, kur një gjarpër doli nga pulti dhe iu zvarrit poshtë këmbës. Braden Blennerhassett bëri një deklaratë për ndihmë duke thënë: “Kemi një gjarpër në aeroplan” dhe më pas bëri një aterrim emergjent në Darwin. “Ndërsa aeroplani po ulej, gjarpri po më zvarritej poshtë këmbës, që ishte shumë frikësuese”, ka thënë ai për Channel Nine. Gjarpri johelmues thuhet ta ketë ndjekur një bretkosë që gjendej nën ulësen e një pasagjeri, ndërsa pas aterrimit të aeroplanit atë nuk kanë mundur ta gjejnë. Ndodhia është lidhur menjëherë me filmin e vitit 2006 të Samuel L. Jackson, “Snakes on a Plane”. “E kam parë një herë në një film, por asnjëherë në aeroplan”, ka shtuar Blennerhassett.
Pas një “mungese” 23-vjeçare, “njeriu-hardhucë”, rishfaqet përsëri në territorin amerikan, sipas… kanalit televiziv “Channel 19” të Karolinës së Jugut, hardhuca legjendare, e njëjtë me mitin e Njeriut Këmbëmadh, në versionin e një zvarraniku, dori një “shëtitje” natën e 4 shkurtit! Të shumët ishin dhe dëshmitarët ku shtëpitë e tyre ndodhen në linjë të drejtë pranë një rruge qendrore të një province, që deklaruan në kanalin televiziv “Channel 19” se natën e 4 shkurtit dëgjuan zhurmë të çuditshme, të cilën nuk e kishin dëgjuar kurrë më parë. Kur ata dolën jashtë për të parë se ç’po ndodhte, vunë re se të gjitha parakolpet e makinave të tyre ishin dëmtuar. Gjithashtu, vunë re mbi parakolpet e makinave dhe mbi disa skafano makinash që kishte shenja të mëdha gishtash, çjerrje thonjsh të mëdhenj, të cilët nuk mund t’iu atribuohen asnjë lloj kafsheje të njohur deri më sot. Por, ku historia mori seriozitetin e duhur, banorët e denoncuan atë në polici, ndërkohë që befasia erdhi nga vetë oficerët e postës së policisë, të cilët menjëherë u kthyen shumë vite pas në kohë duke rikujtuar dhe duke nxjerrë nga arkivi një histori të ngjashme që rezultoi e njëjtë. Kur oficerët e policisë analizuan dëshmitë e dëshmitarëve të 4 shkurtit me ato të viteve më parë, të befasuar vërtetuan se ato ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. Pra, sipas oficerëve, kemi të bëjmë me një qenie midis njeriut dhe hardhucës. Dëshmitarët bëjnë fjalë për një qenie të mistershme, e cila është më shumë se 2 metra e lartë, me sy të kuq dhe me tre thonj të mëdhenj në vend të gishtave. Gjithmonë, sipas kanalit televizivë “Channel 19”, shfaqjet e kësaj qenie misterioze kufizohen vetëm në dy raste dhe i përkasin rajonit të Karolinës së Jugut. Ndërkohë shumë me interes pritet dhe ekspozimi i kësaj historie të çuditshme, si dhe nëse ajo do të mund të arrijë të fitojë famën e historisë rivale shumë të famshme të Njeriut Këmbëmadh.
Nje ekip i hulumtuesve te University College ne Londer ka zbuluar ekzistencen e nje flluske te madhe te ujit te embel ne mes te Oqeanit Arktik perendimor. Ajo ze nje vellim prej 8 mije km kub, dhe ne 10 vitet e fundit trashesia e tij eshte rritur me 15 centimetra. Sipas shkencetareve eshte rezultat i nje sistemi te vecante te ererave qe ndikon ne drejtim te Beaufort Gyre, nje rryme e madhe oqeanike qe leviz ne drejtim te akrepave te ores ne rajonet polare. Po nga vjen gjithe ky uje i embel? Sipas eksperteve eshte bije e lumenjve te medhenj siberiane dhe amerikano-verior qe derdhen ne detin e akullt: duke mbetur ne siperfaqe ne krahasim me ate te kripur, mblidhet nga qendra e Beaufort Gyre nga ererat anticiklone qe perfshijne Arktikun Perendimor. Ajo qe frikeson shkencetaret eshte se mund te ndryshojne kushtet klimaterike dhe kjo mase e madhe uji, aktualisht e pa-spostuar nga era, mund te derdhet papritur ne Oqanin Atlantik, me pasoja te veshtira per t’u parashikuar si mbi klimen ashtu edhe mbi tregetine ushqimore detare, sic ndodhi ne vitet ’60 e ’90 dhe ne nje shkalle me te vogel, edhe ne vitin 2009. Pasojat e ketij fenomeni jane te veshtira per t’u parashikuar: Vezhgimet e kryera gjate 15 viteve vetem konfirmojne nje zbutje graduale te ujit ne detin arktik, por vetem ne kohet e fundit ka marre permasa shqetesuese. Shkrirja graduale e akujve polare nuk ben gje tjeter, vecse lehteson veprimin e ererave ne transportimin e ujit te embel drejt qendres se Beaufort Gyre, duke shkaktuar keshtu nje rreth te rezikshem. Humbja progresive e mbuleses se akullit nga ana e mbulesave polare, favorizon ngjitjen e ujit te ngrohte nga thellesite oqeanike dhe me tej si pasoje do te pershpejtoje shkrirjen e akujve.