Shtatë mrekullitë e botës së lashtë
Listë me shtatë mrekullitë e botës së lashtë është shkruar rreth shek II p.e.s. Referenca e parë në lidhje me këtë ide është gjetur në Histori të Herodoti, shek V p.e.s. Dekada më vonë, historianët greke shkruan për monumentet më të madhërishme të kohës. Callimachus i Cyrenes (305p.e.s-240p.e.s), kryebibliotekar i Alexandria Mouseion, shkroi “Përmbledhje e mrekullive nëpër botë”. Gjithçka dimë për këtë përmbledhje është vetëm titulli, sepse ajo u dogj në zjarrin që i ra bibliotekës. Lista përfundimtare është plotësuar gjatë mesjetës. Lista përmbante 7 monumentet më mahnitëse të botës antike, disa prej të cilave pothuaj u zhdukën gjatë mesjetës. Të tjera as që nuk “jetonin” më. Midis referencave më të vjetra rreth listës kanonike janë gdhendjet e artistit hollandez Maerten van Heemskerck(1498-1574) dhe Johann Fischer von Erlach me veprën “Histori e Arkitekturës”. Sot, evidencat arkeologjike zbulojnë disa prej mistereve që rrethonin historinë e këtyre mrekullive prej shekujsh. Për ndërtuesit e tyre, 7 mrekullitë ishin një celebrim i fesë, mitologjisë, artit, fuqisë dhe shkencës. Për ne, ato pasqyrojnë aftësinë e njeriut për të ndryshuar ambjentin duke ndërtuar konstruksione madhështore, njëra prej të cilave i qëndron kohës edhe në ditët tona.read more
Shtatë mrekullitë e botës së lashtë
Piramida e Keopsit
Kopshtet e varura të Babilonisë
Tempulli i Artemidës në Efes
Shtatorja e Zeusit në Olimpia
Maozeleumi i Mauzolit në Halikarnas
Kolosi i Rodosit
Fari i Aleksandrisë
Historia e Lashte e Romes
( Gu Gong ) Qyteti I Ndaluar
Qendra e Pekinit sheshi Tienanmen. Ajri eshte i thate dhe i ftohte thuajse te kishte
porsamberritur nga shkretetira e Gobit. Kryeqyteti kinez madheshtor ne shtrirjen e tij horizontale
dhe vertikale, strehon 18 milion banore. Ne kete vend çdo gje eshte mahnitese, madje edhe
rrokaqiejt shumekatesh te cilet duken sikur vertet kane rrokur qiellin. Metropoli ka marre pamjen
e njerit prej binjakeve te tij perendimor….
Objekte te ketyre permasave dhe te realizuara ne hapesira kohore kaq te shkurtra, nganjehere
edhe brenda gjashte muajve, mund te jene vetem veper e ketij populli.
Pekini ndodhet vetem pak muaj perpara hapjes se Lojrave Olimpike e megjithate ndryshimet e
ketyre muajve te fundit jane te pabesueshme. Nje nga kuriozitetet qe qarkullon ne qytet lidhet
me vonimin e shirave ne menyre te qellimshme per 24 ore duke e bombarduar qiellin me grimca
mikroskopike pikerisht per te mos shqetesuar as edhe nje note te pentagramit olimpik.
Pas nje ecje ne sheshin Tienanmen ndaloj ne mes te nje mizerie njerezish. Perpara ngrihet nje
mur i larte ne te cilin spikat fotografia e legjendarit Mao Cedong-ut, udheheqesit komunist te
Kines. Ky eshte muri rrethues i Qytetit te Ndaluar. Qyteti i Ndaluar nuk rrethohet vetem nga ky
mur 10 metersh por edhe nga nje kanal me uje 8 metra te thelle te cilet i japin nje forme
drejtkendore. Ai quhet i ndaluar pasi ne te nuk lejohej hyrja e njerezve pa nje leje te posaçme
nga vete Perandori.
1 / 6Qyteti I Ndaluar ( Gu Gong )
Qyteti i ndaluar i quajtur Gu Gong nga vendasit, ishte Pallati i Perandorit te Kines gjate
dinastise Ming dhe fundit te dinastise Qing. Per thuajse pese shekuj deri ne 1924 (koha kur
perandori i fundit i Kines u terhoq nga Oborri i brendshem), qyteti sherbeu si banese per
Perandorin dhe familjen e tij dhe si qender ceremonish ku kryeshin politikat e Perandorise
Kineze.
Thuhet se populli kinez orientohet kryesisht nepermjet drejtimeve veri-jug- ose lindje-perendim
aq shume saedhe ne gjuhen e folur ndeshen rregullisht nje nga kater drejtimet gjate bisedave
me te zakonshme. Po ne kete fryme pallati perandorak i emerton kater portat e tij sipas kater
drejtimeve. Vetem dy nga keto porta jane te hapura per vizitoret.
Ato ruajne nje çehre madheshtore, te gdhendura me imtesi dhe jane kryesisht te kuqe sipas
frymes taoiste.
Mbrapa murit rrethues saktesisht ne mesin e tij ngrihet nje objekt teper i çuditshem qe me
ngjan me çatine e shkulur te nje shtepie kukllash ose edhe me nje gjysem anije vikinge qe
lundron mbi mur. Mendja ketu eshte e lire te imagjinoje histori te lashta mbi format e çatise
dy-shtresore pagoda. Kjo eshte Porta Jugore e Qytetit te Ndaluar e cila sherbente si rruge-kalim
vetem per Perandorin.
Dendesia e njerezve ne hyrjen e qytetit eshte marramendese. Pas nje hyrje te rremujshme
permes Portes se Fuqise Hyjnore syri mberthen nje siperfaqe marramendese qe s’eshte gje
tjeter veçse oborri i perparm i qytetit.
2 / 6Qyteti I Ndaluar ( Gu Gong )
Ketu njerezit gezojne nje hapesire oksigjeni me bujare nderkohe qe perpara shfaqet nje pamje
madheshtore e ngrehines perandorake.
Levizja e njerezve me drejton per ne brendesi.
Qyteti eshte i ndare ne dy pjese. Pjesa jugore ose oborri i perparm ose i jashtem i sherbente
Perandorit per te ushtruar pushtetin e tij mbi popullin ndersa pjesa veriore ose oborri i
brendshem luante rolin e baneses per te dhe familjen e tij.
Pasi kalojme sheshin Duan Men dhe porten e tij veme re faltoren Tai Miao e parardhesve te
perandorit. Ne kete tempull Perandoret e dinastivee Ming e Qing kryenin flijime dhe rite te
caktuara per parardhesit e tyre. Faltorja eshte e rrethuar nga tre mure te kuq dhe nga peme te
lashta. Brenda saj ndodhet kuzhina shpirterore dhe depoja shpirterore pjese te pandara te
ceremonive flijuese. Ndersa ne kthinen qendrore ruheshin shpirtrat e perandoreve dhe
perandoreshave. Ne krahun lindor gjendet Altari i Tokes dhe i Dritherave se bashku me Sallen e
Lutjeve. Ne kete pjese ve re qe vizitoret aziatike jane me te shumte mbase ngaqe kurioziteti i
tyre gershetohet me vete historine e tyre.
Midis sheshit Duan Men dhe Pallatit Perandorak gjendet Porta e Meridianit. Ajo njihet dhe si Ku
lla e Pese Fenikseve
pasi ne brendesi te saj permban pese pavijone te veçanta.
3 / 6Qyteti I Ndaluar ( Gu Gong )
Feniksi Legjendar ka koken e nje fazani, bishtin e nje palloi. Kinezet besojne se ai eshte shenje
qiellore e lidhur ngushte me ciklin henor. Feniksi mban ne trupin e tij virtytet themelore siç jane
hijeshia, forca, mireqenia etj. te perfaqesuar nga pendet pese-ngjyreshe.
Perpara kesaj porte njerezit mbajne rradhe. Arsyeja e rradhes gjendet brenda nje ndertese ne
lindje te portes. Ketu njerezit mund te vishen me kostumet e Perandorit ose te Perandoreshes
(te stilit Qing). Pjesa me e madhe e njerezve ketu jane vizitore nga Azia ndersa
te tjeret buzeqeshin pa guxuar te mbajne ne trup rrobat e Perandorit.
Ne fakt, gjate kohes se Perandorise ishte e ndaluar te visheshin kostumet e rangut te
Perandorit madje edhe motive qe mund te lidheshin me te si p.sh dragoi (simbol i Perandorit)
apo feniksi, pasi ishin simbol i pushtetit te tij dhe konsiderohej akt fyes nese nje njeri do te
mbante veshje te tilla. Kostumet e perandorit jane prej mendafshi ne te cilin jane qendisur
imtesisht me fije ari figura si feniksi, dragoi, fazani, fluturat etj.
Kjo Porte mori emrin Porta e Meridianit pasi Perandori besonte se vija e meridianit kalonte
mespermes Qytetit te Ndaluar dhe se pallati i tij gjendej ne qender te Universit. Per kete arsye
kjo Porte perdorej vetem nga zyrtaret e larte te Oborrit te brendshem te cilet kalonin nga porta e
majte ndersa pjesetaret e familjes se Perandorit kalonin nga porta e djathte. Perveç hyrjes se
zyrtareve me te larte porta sherbente dhe si platforme per Komunikimet Zyrtare nga Perandori
por edhe per ndeshkimet ndaj sjelljeve te keqija. Kur nje gjeneral kthehej nga nje beteje,
pengjet e kapura prej tij i ofroheshin Perandorit nepermjet nje ceremonie te veçante nderkohe
qe perpara kesaj ceremonie Perandori do te kishte kryer ritet e flijimit ne altarin e parardhesve
te tij.
4 / 6Qyteti I Ndaluar ( Gu Gong )
Se fundmi Porta e Meridianit sherbente dhe si pike kryesore per festimet e ceremonive zyrtare
si p.sh. Viti i Ri Kinez gjate te cilit kryheshin ceremoni me kercimtare, akrobate, muzikante etj.
Rreth kesaj periudhe po ne kete Porte shpalleshe dhe Kalendari Henor (i ri), i shoqeruar me
tingujt e daulleve dhe zileve qe vendoseshin ne krye te platformes se Portes per te ruajtur
keshtu
“ Krenarine e Perandorise ”.
Pasi kalojme kete porte dhe dalim tek “Ura e Lumit te Arte” ndeshim Ndertesen e
Harmonise Supreme
me nje çati dyshtresore te stilit pagoda. Ajo ishte ndertesa me e çmuar e te gjtihe perandorise
dhe i dedikohej vetem perandorit.
Ndertesa e Harmonise Supreme
eshte struktura me madhe prej
Një muze holandez ka njoftuar të martën se më në fund ka arritur ta vërtetojë se impresionisti i shekullit të 19-të, Vincent Van Gogh, është autor i një pikture anonime të koleksionit të vet.
Muzeu “Kroller – Muller” ka njoftuar se hulumtimet e reja që janë bërë duke përdorur teknologjinë e rrezeve “X”, ka çuar në konkludimin se “Still Life with Meadow Flowers and Roses” ishte pikturuar nga Van Gogh në vitin 1886. Piktura, në të cilën pasqyrohet një vazo me disa lloje lulesh shumëngjyrëshe, ka qenë pronë e muzeut “Kroller – Muller” pë më shumë se dyzetë vjet. Me vite të tëra, ekspertët e artit kanë pasur dyshime nëse kjo vepër ishte realizuar nga Van Gogh për shkak të formës së pazakonshme të kanavacës dhe detajeve të tjera.
Hulumtimi i ri teknik për të cilën është përdorur mënyra e makroskanimit “X-Ray Fluorescene Spectrometry” ka vënë në pah pigmentet e paletës të cilën e ka përdorur Van Gogh gjatë kohës që ka qëndruar në Paris, edhe pse rezultati i përgjithshëm kishte qenë paksa më i zbehtë, është shkruar në një komunikatë të muzeut.
“Piktura ishte realizuar së paku në tri faza me ndërprerje në mes por kufijtë midis fazave nuk mund të përcaktohen ende”, vazhdon deklarata e lëshuar nga muzeu holandez. “Pjesa e sipërme ishte pikturuar dhe sipas ngjyrave e luleve lë të kuptohet se është realizuar në fillim të qershorit të vitit 1886”.
Imazhet e kësaj pikture pasqyrojnë copëza lulesh që ndërtojnë gjithë veprën dhe besohet se ai e kishte realizuar veprën në kohën sa ishte në shkollën e artit në Antwerp. Në fillim të vitit 1886, Van Gogh i kishte shkruar vëllait të tij Tehos: “E kam pikturuar një gjë të madhe”. Piktura me titull “Still Life with Meadow Flowers and Roses” ka qenë në duar të koleksionistëve privatë deri në vitin 1974 kur muzeu“Kroller -Muller” e bleu në një ankand.
e hënë, 9 prill 2012
Comments by IntenseDebate
Posting anonymously.
E Dini se
2012-04-09T14:02:00+02:00
webdizenjo
Abonohu te:
Posto komente (Atom)