e hënë, 9 prill 2012

Qyteterime te lashta

LEMURJA

Thuhet se qytetrimi i pare qe u zhvillua ne Toke ndodhej ne zonen e oqeanit paqesor, mbi nje kontinent qe tani konsiderohet legjende, ne kontinentin Mu ose Lemurja dhe supozohet se ka ekzistuar para rreth 80.000 vjetesh. Legjendat thone se Lemurja nuk kishte zhvillim teknologjik te qytetrimeve te mevonshme, por ama kishte nje nivel te zhvilluar teknologjik, gje qe e deshmojne mbeturinat e pakta te monumenteve me gure voluminoze qe deri me sot perbejne nje mister. Mendohet se shkenca e drejtimit dhe e organizimit ishte aritja me e madhe e lemurve.

Legjendat thone se kishte vetem nje qeveri dhe nje gjuhe ne te gjithe perandorine. Lemuret u jepnin shume rendesi dijes dhe kultures prandaj kujdeseshin t’u trasmetonin qutetareve te tyre te gjitha dijet qe dispononin per ligjet e planetit dhe gjithesise duke ngritur shkolla per cdo zanat e profesion. Shkolla ishte e detyrueshme deri ne moshen 21 vjecare. Pas kesaj moshe vazhdonte nje periulle tjeter 7 vjecare mesimi dhe vetem atehere personi konsiderohej qytetar i kompletuar i perandorise.

Thone se qytetrimi i Lemurjas vazhdoi rreth 50.000 vjet derisa pjesa me e madhe e kontinentit u permbyt per shkak te katastrofave natyrore qe ndollen si shkak i nje spostimi te poleve te Tokes. Persa i perket katastrofes ka edhe nje mendim tjeter qe thote se e gjithe kjo ndodhi nga reagimi i vete Tokes si nje organizem i gjalle perkundrejt c’thurjes dhe degjenerimit te Lemurjas dhe banoreve te saj, qe me pranine e tyre kercenonin vete planetin.

ATLANTIDA


Te gjithe e njohin kontinentin legjendar qe eshte rrenjosur ne mendjen e njerezimit dhe gjithnje e me shume shton kurjozitetin e tij. Sipas legjendave, kur kontinenti i Lemurjas u permbyt dhe u zhyt ne oqean, atehere ne zona te tjera te oqeaneve ujrat u pakesuan dhe u ulen, keshtu ishujt e vegjel ne Atlantik dolen mbi siperfaqen e oqeanit.

Ne kete menyre lindi nje kontinent i famshem i Atlantides. Por kohet e fundit ka pasur dhe disa mendime te tjera mbi vendodhjen e vertete te Atlantides. Pavaresisht nga vendodhja e sakte e kontinentit, studiusit me te shumte pranojne se banoret e tij dispononin nje teknologji te perparuar, shume me te zhvilluar se kjo e sotmja.

Ndermjet te tjerash permenden objekte fluturuese, arme elektrike dhe elektronike, llampa te vecanta ndricimi, mjete transporti si trenat qe levizin mbi nje shine, gjeneratore uji qe e grumbullonin ate nga atmosfera si dhe kristalet e famshme te Atlantides qe thuhet se i perdorin per te grumbulluar dhe shfrytezuar forma te fuqishme energjie. Shume jane ata qe pretendojne se kokat misterioze prej kristali qe jane zbuluar, e kane origjinen nga Atlantida. Te gjitha jane ndertuar me kristal piriti te paster me nje perfeksion teknik te pagabueshem.

Mendohet se kane aftesi cudiberese dhe reflektojne njohurite e pabesueshme qe dispononin konstruktoret e tyre. Thuhet se kokat prej kristali flasin dhe kendojne, se kane cilesi sheruese, se jane depozita informacionesh, se provojne vizione dhe imazhe dhe se ata qe i shohin mund te hyjne dhe ne dimensione te tjera. Legjendat thone se ky qytetrim dhe zhvillimi i tij u bazua ne njohurite magjike qe dispononin prifterinjte e Atlantides te cilet munden te shfrytezonin forcat e Gjithesise.

Te entuziazmuar nga shfrytezimi i ketyre formave nje pjese e tyre plotesuan shume ambicje personale dhe si pasoje u zhvillua nje beteje e ashper ndermjet magjistareve te Bardhe dhe te Zinj. Keshtu u shkaterua teresisht kontinenti qe u perpi nga ujrat e oqeanit.

PERANDORIA RAMA

Jeni me fat sepse shkrimet e lashta te perandorise indjane Rama, ne nje mase te madhe kane shpetuar ne krahasim me shkrimet e qytetrimeve te tjera. Megjithe shkaterimet nga lufterat dhe pushtimet, Indianet kane aritur te sjellin ne ditet tona nje pjese te madhe te trashegimise se tyre, ku zbulohen tregime te pabesueshme dhe befasuese per arritjen e teknologjise te atyre viteve te sterlashta.

Per shume kohe ekzistoi bindja se qytetrimi indian nuk ishte me i lashte se njemije vjet para krishtit. Por shekullin e kaluar u zbuluan qytetet Mohenxo, Daro dhe Harapa ne fushen e lumit Hindi ne zonen e Pakistanit te sotem te cilet hodhen poshte cdo supozim te gabuar. Zbulumi i ketyre qyteteve i detyroi arkeologet te rishikojne lashtesine e qytetrimit indian duke e shtyre disa mijra vjet me pare. Per cudine e tyre u vertetua se keto qytete ishin mjaft te zhvilluara dhe ndertimi i tyre ishte bere sipas nje projekti te hollesishem.

Nje pershtypje te vecante beri rrjeti i ujesiellesit dhe ai i kanalizimeve qe eshte i nje niveli me te larte nga ai qe ka sot Pakistani dhe shume vende Aziatike. Per kete qytetrim te lashte mjaft te avancuar disponohen tekste te shkruara te cilat flasin per te famshmen Vimanas, disa anije fluturuese te nje teknologjie shume te larte. Thuhet se me to Ramat ishin ne gjendje te udhetonin edhe ne hapsire, duke vizituar planete dhe satelite te sistemit tone diellor.

QYTETRIMI I ASIRISE DHE I MESDHEUT

Te pakta jane legjendat qe bejne fjale per qytetrimin Asirian dhe ate te Mesdheut. Ne epoken e kulmit te Atlantides dhe perandorise Rama, Mesdheu ka qene nje fushe e pasur me nje qytetrim te lashte. Nili kalonte nga thellesia e Afrikes dhe nuk derdhej ne Mesdhe se atehere ai nuk egzistonte. Ai kalonte permes fushes se Mesdheut dhe Sicilise se sotme, drejt Atlantikut, nepermjet ngushtices se sotme te Gjilbratarit.

Qyteterimi Asirian kishte mjete te konsiderueshme teknologjike dhe u zhvillua ne nje shkalle te tille qe sot mund ta shohim vetem ne skenaret fantastikoshkencore. Ama permbytja e Atlantides pati pasoja kataklizmike, shkateruese dhe per zonen e Mesdheut. Ujerat e Atlantikut kaluan dhe permbyten gjithcka, edhe qytetet kryesore te Asirianeve duke i shtyre te mbijetuarit te gjenin strehe ne zonat me te larta. Ndertimet me gure te gjetura jane monumente kulture dhe teknologjie asiriane.

Pervec kesaj dhe kerkime arkeologjike kane zbuluar ne Mesdhe mbi 200 qytete te zhytura. Edhe qytetrimi i mevonshem Egjiptian, se bashku me ate Minoik konsiderohen nga disa studiues si vazhdim te qytetrimit te madh unik. Pervec ndertimeve me gure gjigande edhe ne kete qytetrim ishte shume i perhapur perdorimi i elektricitetit bile ne fusha akoma te panjohura per epoken tone, nderkohe qe dispononin objekte fluturuese me nje teknologji te njejte per te gjitha qytetrimet e lashta.

Thuhet si vijat misterioze ne Malte, te zbuluara neper rrepira dhe nen uje, ndoshta perbenin pjese te nje sistemi vijash, si nje lloj rruge treni me te cilen lidheshin qytetet asiriane qe sot jane zhdukur ne det.

GREQIA E LASHTE

Perpara lulezimit te shpirtit klasik grek, me krijimtarine madheshtore ne te gjitha fushat e kultures dhe artit, ka ekzistuar nje qytetrim i meparshem, shume i zhvilluar per te cilin sot ne dime shume pak.

Disa mendojne se burimi me i rendesishem per ato epoka eshte mitologjia e lashte. Ne fakt ajo mbeshtetet ne n je realitet sipas te cilit, secila nga dymbedhjete perendite ishte njeri i vertete por me kalimin e mijevjecarve gjithcka u trensformua ne mit dhe legjende. Ne ato epoka te sterlashta greket e pare kishin nje kulture te larte shpirterore dhe intelektuale si dhe nje teknologji te zhvilluar, kishin lidhje me qyteterime te tjera dhe luanin nje rol derteminant ne zhvillimin e njerzimit.

Zbulimi i kompjuterit te Antitithiqires eshte nje nga zbulimet me te rendesishme qe deshmon per dijet dhe aftesite teknologjike te paraardhesve tane. Veprat te ndryshme hidraulike, makinat fluturuese te Dedalit, labirinti misterioz i Dedalit ne Krete, zbulimi i nje makine robotike si dhe Disku i Festit qe akoma nuk eshte deshifruar tregojne per nivelin e larte te ketij qytetrimi.

Realizimet e mevonshme te skulptures dhe arkitektures klasike mendohet se e kishin bazen ne disponimin e disa sekreteve qe u trasheguan nga teknologjia e sterlashte. Nje nga keto vepra eshte Partenona tek akropoli qe eshte tregues i paperseritshem i proporcioneve matematike, perdorimi i te cilave nxjerr ne pah efektet optike.

EGJIPTI I LASHTE

Disa studiues mendojne se qyteterimi egjiptian eshte nje tregues i trasmetimit ne te, te mistereve te Atlantides se humbur. Bile thuhet se Egjipti u be strehe e nje emigrimi njerzor nga ky kontinent, para se atij ti vinte fundi.

Prifterinjte e Atlantides me te krye priftin Thoth ishin ata qe vune themelet e qytetrimit egjiptian dhe u trasmetuan vendasve sekretet e medha se bashku me celesat e shfrytezimit te forcave te medha te natyres. Ky ishte dhe shkaku qe procesionet magjike arriten ketu nivele shume te larta dhe rezultative. Nje nga misteret me te medha mbeten piramidat qe akoma dhe sot nuk dihet se kur dhe si jane ndertuar. Permasat mahnitese matematike, ngjarjet misterioze qe u atribohen, lidhja e tyre me disa yjesi, jane vertet gjera te cuditshme dhe jo plotesisht te shpjegueshme.

Ato nuk jane vetem varret e faraoneve, sic mendohej me pare, por kryenin dhe funksione te tjera. Shume njerez besojne se ne sallat e nen dheshme te piramidave te cilat akoma nuk jane zbuluar, ndodhen te depozituara sekretet dhe misteret me te medha te zhvillimit njerzor. Natyrisht dhe lidhjet me hapsiren nuk mund te perjashtohen nga pikpamjet qe u atribohen piramidave, si mekanizma te kontaktit me sisteme te largeta yjore. Shkenca e nje zhvillimi te avancuar teknologjik ne Egjipt perforcohet dhe nga disa zbulime te pashpjegueshme te disa objekteve.

Ne muzeun e Kajros ndodhet nje model i lashte prej druri i nje avioni si dhe vizatime avjonesh dhe helikopteresh. Permenden dhe disa drita, disa qirinj misterioze te cilet vendoseshin neper varre e tempuj dhe nuk shuheshin kurre. Jane gjetur dhe objekte te skalitura qe sipas studiuesve ngjanin me paisje elektronike dhe me konkretisht me ekrane televizori.

QYTETRIMI MAJA

Ne Ameriken Latine nje qytetrim tjeter i zhvilluar lulezoi. Ai ishte qytetrimi i fiseve Maja. Majat ishin astronome dhe matematiciene te shquar dhe ndertuan keshtu shume qytetet e tyre ne nje harmoni te plote me natyren. Ndertuan kanalizime dhe rrjete te persosura hidraulike ne gadishullin Jukatan. Sipas studiuesve dispononin mjaft paisje te nje teknologjie te perparuar. Prej shume studiuesish mendohet se ne vendet ku kane jetuar Majat, duhet te kete ekzistuar nje salle e lashte ku ishin grumbulluar te gjitha arkivat e qytetrimit.

Disa thone se ndodhet ne nje piramide ne pjesen e nendheshme te saj, me tunele dhe salla sekrete. Legjendat thone se ne keto depo te njohurive, keto informacione jane depozituar ne kristale prej piriti te nje cilesie te larte te cilat jane ne gjendje te depozitojne sasira te pafundme informacionesh dhe dijesh, te ngjashme me CD-te e sotme.

KINA E LASHTE

Rrenjet e qyteterimit misterioz shume shekullor kinez zhduken ne thellesine prejhistorike te njerzimit. Ka mendime se kinezet jane pasardhes te Lemureve te lashte ndersa te tjere mendojne se jane me origjine nga Atlantida, ose pasardhes se qytetrimit te Gobit, zhvilluar ne shkretetiren e sotme me te njejtin emer. Si afersi dhe lidhje me fiset Maja, simboli me i njohur eshte Jin-Jang.

Nje karakteristike tjeter e perbashket eshte perdorimi i mineralit te piritit. Nuk dihet se ku e gjeten kinezet kete material por mendohej se sillej nga Amerika Qendrore. Misteri ama qendron ne faktin se akoma dhe ne Ameriken Qendrore nuk jane zbuluar miniera te tilla. Mendohet se kinezet udhetuan per ne Meksike rreth 500 vjet perpara Krishtit duke lene atje disa elemente te qytetrimit te tyre.

Ata dispononin gjurmues termetesh, mjete fluturuese, si dhe teknologji hidraulike, ata jane zbulues te barutit, te monedhave prej letre, te tipografise dhe krijuan ligjet e te drejtes qe ne epokat me te lashta. Deshmi te nje qyteterimi te lashte dhe shume te zhvilluar kinez jane zbulimi i thumbave prej alumini (viti 1959) qe daton me mijra vjet me pare. Duhet shenuar se alumini nxirret nga boksidet vetem me anen e perdorimit te elektricitetit.

NJE QYTETRIM MISTERIOZ

Ne kohen kur lulezonte qytetrimi i Atlantides dhe i perandorise Rama ne Indi, legjendat bejne fjale per nje qytetrim tjeter te zhvilluar qe zinte nje hapsire te madhe ne Azi, atje ku sot ndodhet shkretetira e Gobi e Mongolise.

Thuhet se ne kete hapesire te shkretetires pa fund, dikur shtrihej deti dhe ishte zhvilluar aty nje kulture e larte me shume qytete bregdetare. Ne kete qyteterim permenden arritje teknologjike qe i tejkalojne ato te sotmet si dhe kontaktet me qenie nga sisteme se tjera yjore, udhetimet nderplanetare etj.

Thuhet se ne nje ishull te detit te Gobit kishte ardhur nga Aferdita dhe u vendos ne Samat Kumara nje qenie intelektuale e gjithanshme qe mori persiper zhvillimin e planetit tone. Gjithashtu thuhet se ky qyteterim nuk u shkaterua si te tjeret por arriti ne nje nivel te tille persosmerie sa qe kaloi ne nje dimension tjeter, tek atij natyror. Ne ate dimension vazhdon te ekzistoje akoma sot, ndersa ndikon ne menyre krijuese ne tere zhvillimin njerzor.

Keshtu krahasohet me qytetin Sabala ku banojne te gjithe udheheqesit shpirteror te planetit tone. Shume vete kane tentuar te studjojne shkretetiren Gobi por pa rezultat. Interesant eshte fakti qe piktori i shquar rus Nikola Rerih ne vitin 1930, pa nje disk fluturues mbi Tibetin e veriut dhe e lidhi kete me mekinat fluturuese qe disponoheshin ne zonen e shkretetires Gobi.

Mendohet se ekzistojne njerez me nivel te larte intelektual, te cilet jane ne gjendje te perceptojne ekzistencen e qyteterimit qe vazhdon te jetoje ne ate zone, dhe se vetem atyre u lejohet ta vizitojne. Disa pretendojne se Tibeti perfaqson nje perceptim material te kesaj te padukshmeje, dhe jane interesuar ne disa bibloteka sekrete te manastireve te caktuara.

Comments

Loading... Logging you in...
  • Logged in as
There are no comments posted yet. Be the first one!

Post a new comment

Comments by