e martë, 5 qershor 2012

Fundi i Botës? Varianti i ri: Në prill 2036!

Fundi i Botës, nuk do të jetë në dhjetor të këtij viti, siç u përfol se kishin parashikuar fiset Maja. Por prilli i vitit 2036. Parashikim ky në fakt, i cili gjithashtu figuron të jetë bërë nga këto fise. Ky zbulim figuron pas gjetjes së një kalendari të ri të këtyre fiseve të lashta, në Guatemalë, i cili fakton se profecia famëkeqe “Apokalips 2012”, që pretendonte se më 21 dhjetor do të shënohej fundi i të gjitha kohërave, nuk qenka aspak e vërtetë. Dhe se njerëzit po tremben kot, pasi fundi i vërtetë i botës, do të vijë 24 vjet më vonë… Ka qenë Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë në Guatemalë, që e ka konfirmuar një fakt të tillë. Nga ana e tij, drejtori i hulumtimit, Antonio Meloni, tha se kalendari i ri i gjetur, e çon momentin fatal nga 21 dhjetori i këtij viti, në pranverën disi të largët të 2036-ës. “Atëherë mund të ndodhë një ndryshim magnetik i Tokës. Eshtë në fakt, një ngjarje normale dhe që sjell ndryshimin e poleve magnetike të Veriut dhe Jugut. Vetëm në 20 vitet e fundit, kanë ndodhur 50 milionë ndryshime të tilla të fushës magnetike”, tha ai, duke e larguar gjithsesi, idenë e një apokalipsi.