e diel, 6 maj 2012
Parku antik i Antigonese
Qyteti antik i “Antigonese ne Gjirokastër” i ndërtuar nga mbreti Pirro dhe qe mori emrin, për nder te gruas se tij Antigona, tërheq vizitore nga shume vende te botes, ku një vend te rëndësishëm zëne turistet angleze. Si udhërrëfyes për grupin e pare për këtë vit, nga Britania e Madhe shërbente një nga personalitetet e njohura te arkeologjisë angleze, qe ka realizuar gërmime e studime prej vitesh si ne Luginën e Drinosit ashtu edhe ne parkun e Butrintit, Oliver Gilkes. “Antigonea është një pike fantastike ne Shqipëri sepse është ne qytetin shume te madh dhe shume te rendesishem te arkeologjisë. Por ajo vlerësohet edhe për natyrën sepse është një pike e magjishme. Grupi i sotëm është një grup Anglez i cili është i interesuar për arkeologjinë jugore te Shqipërisë dhe unë mendova: Është një oportunitet shume i madh këtu ne Shqipëri për arkeologjinë sepse sigurisht Arkeologjia, është si Nafta për Shqipërinë Jugore” ka thënë Oliver Gilkes. Por për turistet nuk janë te mjaftueshme vetëm zbulimet arkeologjike dhe bukuritë natyrore. Ato tërheqin vëmendjen për me shume shërbime brenda parkut. Mungesa e energjisë elektrike ne parkun arkeologjik ka larguar bizneset nga kjo zone duke mos ofruar shërbim edhe gjate sezonit turistik. Megjithatë qyteti antik i Antigonese, me një sipërfaqe prej 45 hektarësh, vijon te mbetet një nga resurset me te njohura dhe te preferuara ne jug te vendit. Për shkak te mungesës se fondeve, gërmimet dhe zbulimet kane qene te pakta ne Antigone. Një varr monumental, segmente te mureve rrethuese si dhe sende qeramike, qe i takojnë kryesisht enëve te kuzhinës janë nxjerre ne drite gjate gërmimeve qe rinisin ne vitin 2006. burimi vizionplus
Parku antik i Antigonese
2012-05-06T22:24:00+02:00
webdizenjo