
FreeAlbania
Shqiperi Etnike
e shtunë, 23 qershor 2012
Informacione mbi arkitekturen Egjiptiane.

Zbulo pse Kalendari Maja perfundon ne 21 Dhjetor 2012

e martë, 5 qershor 2012
Fundi i Botës? Varianti i ri: Në prill 2036!

e diel, 20 maj 2012
Zbulohet pas 492 vjetësh kodi i Mona Lizës, e gjen një artist amator
Një artist amator i cili prej disa vitesh ka studiuar pikturën e famshme “Mona Liza”, ka arritur të zbulojë misterin që deri sot nuk ç’kodohej dot për 500 vjet me radhë.
Bëhet fjalë për atë që pretendon artisti Ron Piccirillo nga Nju Jorku, sipas të cilit, po ta shohësh me kujdes pikturën e saj horizontalisht, mund të zbulosh brenda saj kafshë të fshehura.
Sikundër ju dalloni në këto foto të pikturës ku janë ndriçuar pjesët e zbuluara, aty gjendet një sërë kafshësh të fshehura brenda pikturës, raporton agjencia e lajmeve NOA.
Artisti amator Ron Piccirillo, thotë se në pikturë mund të dallohet edhe koka e një luani, e gjithashtu një majmun dhe një buall.
Ata qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil apo gjarpër i cili shfaqet në anën e majtë të trupit të Mona Lizës e njohur edhe si Xhokonda. “Rreth kokës së Mona Lizës, mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër shpatullës, i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, – pohon Ron Piccirillo. Piktori i cili ka si mjeshtëri punimet në vaj dhe në grafikë, e ka selinë e tij në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinçi për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519. Piccirillo pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjeja përgjigjet e duhura. “Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet e Leonardos”, pohoi ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e trishtuar. Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një njeriu. Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë komunitetin në botë./NOA/
Ata qëndrojnë në ajër, rreth e rrotull Mona Lizës, së bashku me një krokodil apo gjarpër i cili shfaqet në anën e majtë të trupit të Mona Lizës e njohur edhe si Xhokonda. “Rreth kokës së Mona Lizës, mund të shihet një buall ose luan, apo edhe bletë që lëvizin; ndërsa afër shpatullës, i gjendet një krijesë që mund të merret si gjarpër ose krokodil në të njëjtën kohë”, – pohon Ron Piccirillo. Piktori i cili ka si mjeshtëri punimet në vaj dhe në grafikë, e ka selinë e tij në Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton agjencia e lajmeve NOA.al. Ai thotë se ka ndjekur një sërë udhëzimesh që përftohen nga Leonardo Da Vinçi për të dekriptuar imazhin që u realizua në vitin 1519. Piccirillo pohoi se zbulimi i tij ka qenë aksidental dhe se ai ka qenë vetëm në gjendje të vija shumë copa puzzle së bashku, duke bërë kështu të gjeja përgjigjet e duhura. “Që të gjitha zbulimet erdhën nga shkrimet e Leonardos”, pohoi ai. Në mënyrë të veçantë, Piccirillo thekson se ai beson te referencat për luanin dhe gjarprin prapa në pikturë, i cili sipas tij, e kthen Mona Lizën e famshme në një grua me buzëqeshjen e trishtuar. Piccirillo tha më pas se ai beson që Mona Liza nuk ishte një person i vërtetë, por përkundrazi, simbolikë e tipareve të një njeriu. Ai thotë se zbulimi i tij do të jetë i rëndësishëm për këtë pikturë të famshme që e ka lënë të habitur për shekuj të tërë komunitetin në botë./NOA/
e diel, 13 maj 2012
Humbet përsëri qyteti i zhdukur i Atlantides
Tre vite pas thashethemeve se Google Earth zbuloi qytetin e përmbytur të Antlantis, Google ka publikuar relievin poshtë oqeaneve. Zbulimi u bë nga një përdorues internet “sy shqiponjë” i cili vërejti shenjat poshtë oqeanit që dëshmonin fakte mbi mitin e qytetit të zhdukur.
Këtë jave Google bëri të ditur se ka lëshuar një update për Google Earth, ku përdoruesve u jepet një pamje më e qartë për terrenin e poshtëm të oqeaneve.
Përditësimi i ri i quajtur “bathymetry” është një prodhim i Google në bashkëpunim me Institutin e Oqeanografisë, agjencisën Oqeanike dhe Atmosferike, marinën amerikane etj. Në tregohet se nuk ka asnjë shenjë mbi qytetin e zhdukur.
Për shumë shekuj Atlantis ka prekur imagjinatën e shumë njerëzve, pasi miti fliste për një qytet me bukuri të madhe dhe të zhvilluar që u gëlltit nga oqeani.
Nuk dihet në të vërtet nëse ai gjendej në detin Mesdhetar, Detin e Zi apo Atlantik. Ka shumë pretendime për këtë gjë.
e enjte, 10 maj 2012
Në kërkim të afreskut të humbur të Leonardo DaVinçit
Në vitin 1505, artisti Leonardo DaVinci thuhet se realizoi një afresk të madh, të njohur me emrin “Beteja e Anghiarit”, në Palazzo Vecchio (Palaco Vekio) të Firences. Por, në muret e ndërtesës nuk sheh ndonjë pikturë të tillë. Vendndodhja e afreskut, i cili paraqet katër kalorës në betejë, ka mbetur mister për dashamirët e artit prej më shumë se pesëqind vjetësh. Një ekip studimor ku bën pjesë një fizikan nga Laboratori Kombëtar amerikan Argonne, është duke u përpjekur të hedhë dritë mbi një nga misteret më të vjetra në botën e artit.
Fizikani Robert Smither i Laboratorit Kombëtar amerikan Argonne, merret me studime në disa fusha.
“Unë merrem me astrofizikë dhe biologji, kam punuar edhe me ekipin amerikan të garave me vela për t’i bërë më të shpejta anijet e tyre.”
Smither është gjithashtu ekspert i difraksionit kristalor, proces që filtron me lente rrezatimin e neutroneve për të krijuar imazhe, njëlloj si me aparat fotografik. Kjo i jep syrit të njeriut një vështrim të ndryshëm mbi yjet e largët, mbi pikat radioaktive në mbarë botën, apo mbi tumoret kanceroze.
“Kanceri bombardohet me radioaktivitet. Skanuesi im kalon mbi të dhe jep një imazh që i tregon mjekut se çfarë forme formë kanceri është. Kjo e ndihmon të përmirësojë operacionin nëse është e nevojshme.”
Prandaj, ata që ishin në kërkim të kryeveprës së humbur të Leonardos “Beteja e Anghiarit” pyetën se a mundej që teknologjia e Smitherit të ndihmonte në zgjidhjen e misterit 500-vjeçar të artit?
“A mund të shohësh përmes një muri prej tulle? më pyetën ata. Unë u thashë ‘po’.”
Studiuesit besojnë se mbi afreskun e humbur të DaVincit ka një mur me tulla të ngritur atje në fund të shekullit të 16 nga artisti Vasari, i cili ka pikturuar afreske që sot i shikon në sallat e Palazzo Vecchios.
“Ka kaluar një kohë e gjatë … ka qenë viti 1505 … 1565 kur u bë mbulimi. Ne nuk e dimë se çfarë forme ka.”
Për të bërë kërkimin, një ekip ndërkombëtar fillimisht përdori metoda tradicionale.”Ata bënë një vrimë në afresk, dhe menduan se panë bojë, pastaj bënë një vrimë më të madhe. Qeveria italiane ishte shumë në mëdyshje nëse duhej lejuar hapja e vrimave të tjera dhe kjo është arsyeja pse na kërkuan të vijmë e ta bëjmë këtë pa e prekur murin. ”
“Të gjitha vrimat e bëra në afresk janë bërë në ato pjesë ku ka patur të çara që ishin restauruar më parë, kështuqë punimet origjinale të Vasarit nuk u prekën.”
Eksperti Terry Garcia thotë se shpimi i këtyre vrimave ka sjellë prova të materialeve organike që përputhen me bojën e përdorur nga DaVinci, duke i bërë studiuesit të besojnë se afresku i humbur është aty.
Pyetja tani është: a do të dalë afresku në dritë pa lëvizur ose dëmtuar atë që qëndron përpara tij?
Zoti Smither thotë se do të duhet kohë dhe para për ta bërë punën siç duhet. Por ai shpreson se metoda e tij e difraksionit do të bëjë të mundur që të shohim përtej kryeveprave të tanishme që mund të fshehin punimin e humbur të njërit prej artistëve më të famshëm të botës.
e martë, 8 maj 2012
Popujt e Detrave
Popujt që erdhën nga deti
Siç tregojnë egjiptianët, ata u kthyen në shekullin XII para Krishtit. Ishin shumë njerëz të armatosur me qëllime ndër më të këqijat, që përparonin nga Lindja drejt deltës së Nilit, duke lëvizur në tokë e në det: të parët në këmbë apo në karroca të tërhequra nga buaj, të shoqëruar nga familjet e tyre; të dytët mbi anije të ngjashme me gondola të mëdha, me një pemë të vetme, pa rrema e pa timon. Mes tyre, të njohur prej përkrenareve me bri, të tmerrshmit Sherden. E megjithatë, pavarësisht pabarazisë së forcave, egjiptianët arritën të dëbojnë pushtuesit në një betejë epike në det. Ramsesi III u krenua gjatë dhe për t’u siguruar që askush nuk do të harronte këtë fitore të madhe të tij kërkoi të ndërtohet pranë Tebës tempulli i Medinet Habu. Më pas e mbuloi me relievë dhe mbishkrime që kujtojnë edhe sot fitoren e tij mbi ata popuj: për këtë arsye e dimë që kundër tij luftuan Pelesët, Tjekerët, Shekeleshët, Danunanët dhe Uesheshët, përveç Sherdenëve të përmendur tashmë.
Lundërtarë
Po cilët ishin këta luftëtarë me emra ekzotikë, protagonistë misteriozë të historisë së lashtë të Mesdheut? Prej nga vinin? Dhe deri ku i shtynë anijet e tyre? Shkatërrues barbarë të fuqive të mëdha lindore (mikenasit, hitejtë, egjiptianët, mitanët mund të kenë rënë prej goditjeve të tyre) apo pushtues civilë, luftëtarë të frikshëm apo mjeshtra të lundrimit, me origjinë nga Lindja apo nga Perëndimi: secili prej këtyre përcaktimeve ka nga pakëz të vërtetë. Edhe sepse mbi identitetin e tyre mund të bëhen vetëm supozime. “Bëhej fjalë për popuj mesdhetarë, lundërtarë, por jo vetëm, të cilët përmenden nga disa tekste në shekujt XIV dhe X para Krishtit”, shpjegon Giovanni Battista Lafranchi, docent i historisë së Lindjes së Afërme në Universitetin e Padovës. “Në këto dokumente përdoren terma shumë gjenerikë: ‘i gjelbër’ për ta ishte deti, për këtë arsye sot i quajmë popujt e detit”.
Të pakontrollueshëm
Duke parë këto burime, mund t’u japim atyre një emër, por pastaj nuk është e lehtë të identifikohen me popujt që njihen historikisht: disa studiues thonë se Shekeleshët ishin banorët e lashtë të Sicilisë, Turshat ishin etruskët, Pelesët ishin Filistejtë e Palestinës, Lukkat ishin banorët e Licias.
Abonohu te:
Postimet (Atom)